Site icon Telegrafi

Maqedoni: Përgatitje teknike për trajtimin e të infektuarve me plazmë gjaku nga të shëruarit

Infektimi me koronavirus në vend shkon drejtë kulmit, ndërsa numri i të infektuarve çdo ditë po rritet gradualisht. Deri tani në Maqedoni janë regjistruar 854 raste. Nga numri i përgjithshëm të infektuarve 117 janë punonjës shëndetësor.

Në trajtimin e një pjese të pacientëve me koronavirus në Klinikën e Sëmundjeve Infektive terapia e kombinimit të dy ilaçeve jep rezultate dhe një pjesë e mirë e tyre janë lëshuar në trajtim shtëpiak, por te pacientët me formë më të rëndë të sëmundjes nuk jep rezultate.

Kjo formë më e rëndë e sëmundjes, siç informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pavarësisht nga të gjitha masat e marra, vështirë se mund të jetë trajtohet edhe për përkundër të gjitha masave intensive të terapisë, trajtimit, terapisë mbështetëse, antibiotikëve dhe çdo terapie tjetër që vjen në shprehje për organet të tjerë dhe sistemeve organike, jo vetëm për mushkëritë, për fat të keq nuk jep rezultate.

Siç tha ai, sërish, terapia që përbëhet nga kombinimi i dy ilaçeve, i cili jepet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, jep rezultate. Ai shtoi se protokolli i plazmës së gjakut ishte përfunduar nga specialistë të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit dhe aktualisht ështe duke u përgatitur teknikisht.

Filipçe shtoi se zyrtarisht iu drejtuan Ambasadës së Japonisë për dhurimin e një forme të ilaçit antivirus, pra terapinë shtesë si ndihmë për të gjitha vendet.

“Sa i përket terapisë shtesë, jemi duke ndjekur trendët botërore dhe presim që ato të arrijnë edhe pas përfundimit të dokumenteve, pjesën e terapisë që vjen përmes studimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sot ne iu drejtuam zyrtarisht Ambasadës së Japonisë, sepse Japonia njoftoi se do të dhurojë një formë të ilaçit antivirus për të ndihmuar të gjitha vendet”, tha Filipçe.

Në vend deri tani janë bërë gjithsej 8.552 testime për koronavirus, ndërsa gjatë javës, siç paralajmërohet në funksion do të vendosen edhe laboratorë shtesë – laboratori në ASHAM dhe në Institutin për mjekësi ligjore me çka do të shkurtohet koha e pritjes së rezultateve nga testet për koronavirus.

Ndryshe, gjatë fundjavës që vijon, përfshirë edhe të hënën, prej të premtes 17 prill në orën 16:00, deri të martën më 21 prill në orën 05:00, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve.

Mbetet aktive ndalesa për lëvizje për të gjithë qytetarët në nivel të gjithë territorit, çdo ditë pune, prej të hënës deri të premtes, prej orës 16:00 dreri në orën 05:00 të ditës së ardhshme.

Exit mobile version