Telegrafi

Maqedoni, përgatitet heqja e testeve psikologjike gjatë emërimit të drejtorëve në agjencitë shtetërore

Nga Ministria e Ekonomisë deklaruan se në proces është përgatitja e propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit. Në kumtesë thuhet se do të ndryshohen kushtet për zgjidhje të drejtorit, me atë që do të hiqet kushti për test psikologjik dhe test për integritet.

“Në lidhje me testin psikologjik, kjo është mjet që shpesh përdoret për kontroll të karakteristikave psikologjike të kandidatëve për poste të caktuara, por problemi qëndron në atë se në Maqedoni nuk ka persona juridik me kuadër përkatës qv do të kishte zhvilluar teste të përshtatshme për vende të ndryshme të punës, duke përfshirë edhe personat që zgjidhen dhe që emërohen”, thuhet në kumtesë.

Testet psikologjike për të gjithë drejtorët dhe zëvendësit janë hequr me ndryshimet në Ligjin për nëpunësit e administratës, të cilët u sollën më 15 janar, ndërsa tani Qeveria tërheq të gjitha kërkesat për teste të këtilla që janë në ligje./Telegrafi/