Ministria e Financave është duke përgatitur ndryshime në Ligjin për policinë financiare.
Me Propozim-ligjin për ndryshime dhe pltësim të Ligjit për polici financiare do të bëhet harmonizimi me Ligjin për procedurë penale në pjesën e klasifikimit të vendeve të punës të nëpunësve të DPF-së, si dhe harmonizim të statusit të policëve financiar me nëpunës të autorizuar të punësuar në MPB.
Si shtesë, informojnë nga Ministria e Financave, bëhet harmonizimi me Ligjin për informata të klasifikuara në pjesën e sigurimit të mbrojtjes nga rreziku i sigurisë. Për shkak të sigurimit të pavarësisë dhe efikasitetit të DPF-së, është e nevojshme të shtohen dhe përforcohen autorizimet e drejtorit./Telegrafi/