Site icon Telegrafi

Maqedoni, për shkak të temperaturave të larta është rritur rreziku nga zjarret

Për shkak të temperaturave të larta që priten këto ditë, rritet edhe rreziku nga zjarret në hapësira të hapura.

Qendra për menaxhim me kriza ju bën apel qytetarëve të kenë kujdes në hapësira të hapura dhe gjatë aktiviteteve të punës në pyje dhe në vende tjera dhe të mos djegin sende të ndryshme, që mund të ndezin zjarre, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Rekomandime për qytetarët për valën e nxehtë në Maqedoni

“I rikujtojmë qytetarët, nëse vërejnë vende të dyshimta ku ka zjarr apo tym, menjëherë të njoftojnë autoritetet kompetente tek institucionet më të afërta apo të paraqiten në numrin falas 195, si numër i thirrjeve urgjente të Qendrës për menaxhim me kriza”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë ju bëhet apel qytetarëve të respektohen rekomandimet për parandalimin e efekteve të dëmshme nga temperaturat e larta ndaj shëndetit të njerëzve, të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti për Shëndet Publik dhe Qendrat për Shëndet Publik./Telegrafi/

Exit mobile version