Për një periudhë të shkurtër, dy punëtorë të ndërtimit humbën jetën e tyre. Kjo është arsyeja përse nga Sindikata e Pavarur e inxhinierëve të ndërtimit kërkojnë të respektohen ligjet për mbrojtje gjatë punës.
Vetëm javën e kaluar kishte dy raste ku punëtori e humb jetën në vendin e punës. Siguria në ndërtim është katastrofale, alarmojnë nga Sindikata e Pavarur e inxhinierëve të ndërtimit. Të respektohen ligjet për mbrojtje gjatë punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërtimi ballafaqohet me mungesën e fuqisë punëtore. Nga Sindikata e Pavarur thonë se në këtë sektor shumë shpesh punësohen persona pa përvojë. Janë të nevojshme më shumë trajnime, sugjerojnë nga Sindikata.
Nga atje apelojnë që punëdhënësit më shumë të fokusohen në kushtet që i ofrojnë./Telegrafi/