Nga Instituti për Shëndet Publik bëjnë të ditur se në përudhen nga 26.12.2022 deri më 01.01.2023, në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 347 raste me grip sezonal.
Nga ISHP theksojnë se numri krahasuar me sezonën e kaluar në këtë periudhë kohore, ka rënie të rasteve për 38,6 për qind, ndërsa apelojnë për vaksinim, që ka nisur nga 19.10.2022.
“Sipas të dhënave nga Administrata Elektronike e Shëndetësisë, që nga fillimi i vaksinimit dhe deri në mbyllje të këtij raporti janë vaksinuar gjithsej 54.777 persona nga grupet e rrezikut, me vaksinën falas”, thuhet mes tjerash në raportin e ISHP-së.