Numri i të prekurve nga gripi në javën e fundit, në krahasim me atë paraprake, është rritur për 45.5 përqind.
Në periudhën prej 20 deri 26 janar, janë paraqitur 1600 raste të reja të të prekurve nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 4318 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njëjtë sikur javët e mëhershme, po ashtu edhe në të katërtën, numri më i madh i të prekurve janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare. Më shumë raste ka nga Shkupi”, thonë nga Instituti për Shëndet Publik.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, ekziston rritje e numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 45.4 përqind./Telegrafi/