Site icon Telegrafi

Maqedoni, për një javë 12 aksidente me pasoja serioze

Apelin e autoriteteve që të mos festohet me armë, mjete piroteknike dhe të mos vozitet nën ndikimin e alkoolit nuk e respektuan të gjithë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se javën e kaluar ka pasur 12 aksidente nëpër Maqedoni me pasoja serioze nga ku një aksident ka qenë fatal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën prej 31 dhjetor deri më shtatë janar janë regjistruar 11 aksidente me pasoja serioze dhe një aksident ku ka humbur jetën një person. Aksidenti fatal ndodhë mbrëmë në Strumicë ndërsa nga këto 11 aksidente, tre kanë ndodhur në rajonin e Velesit, nga dy në Kumanovë, Shtip dhe Ohër dhe një në Shkup dhe Tetovë.

Nga policia thonë se në raportin javor nuk janë përfshirë ato aksidente ku ka pasur vetëm dëm material. Sipas MB-së, janë shqiptuar edhe dënime për shoferë që nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit, që kanë tejkaluar shpejtësinë apo kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit./Telegrafi/

Exit mobile version