Site icon Telegrafi

Maqedoni: Për nëntë muaj qytetarët kanë marrë 10.7 milion euro nga kthimi i TVSH-së

Nga kthimi i “TVSH-ja Ime” nga korriku 2019 deri në mars 2020, gjegjësisht për 9 muaj qytetarëve iu është kthyer 10.7 milion euro nga TVSH-ja, ku pjesa më e madhe e kthimit është bërë gjatë muajit janar-mars 2020, thekson ministrja Nina Angelovska.

Kthimi i TVSH-së po rritet çdo tre mujor, që do të thotë se lufta kundër ekonomisë joformale po forcohet.

Numri i qytetarëve që skanojnë llogaritë fiskale. Si kjo:
* Për K3 2019, 155.664 qytetarë kanë marrë kthim të TVSH-së.
* Për K4.2019, 188.135 qytetarë kanë marrë kthim të TVSH-së
* dhe 231.716 qytetarë kanë marrë kthim të TVSH-së.

Që nga tani qytetarët që do të blejnë dhe skanojnë produkte vendore në vend të 15%, do të marrin 20%, ndërsa kthim të TVSH-së për 10% do të ketë për produktet e huaja./Telegrafi/

Exit mobile version