Sadulla Ameti nga Vizbegu i Shkupit e ka mbushur shtëpinë e tij me shishe plastike. Me ato ai po u siguron ujë familjes së tij, pasi në këtë vend nuk ka ujë prej muajsh. Sadullai nuk ka borxh ndaj ujësjellësit, por përsëri nuk ka ujë, raporton TV21.
Ai tregon se sëbashku me baorët e tjerë të kësaj lagje kanë kërkuar që të zgjidhet problemi, por gjithacka që kanë marr ka qenë një një cisternë me ujë e cila është harxhuar për tre orë.
“Ne ujë nuk kemi kurse faturat rregullisht vijnë, kurse neve na thoshin se uji po harxhohet nëpër bahçe. Ne nuk kemi për të pirë ujë e lëre më për të ujitur. Më së fundi sollën një cisternë dhe për 3 orë u harxhua ajo, kurse na thanë se menjëherë do ta sjellin një tjetër, por prej atëherë nuk kanë sjellë asnjëherë”, tha Sadulla Ameti, banor i lagjes Vizbeg.
Në mungesë të ujit, Makinën e enëve dhe lavatriçen tashmë nuk nuk i shfrytëzojnë, ndërsa bojlerin e kanë harruar se ekziston.
“Nuk shfrytëzojmë as makinën. Ja Bojlerin e kemi por prej kur nuk e kemi shfrytëzuar, as makinën e larjes. Një herë erdh uji për Bajram vetëm dy orë, dhe atëherë u prishen makina”shtoi Sadulla Ameti, banor i lagjes Vizbeg.
Sikur Sadullai, problem me ujë kanë edhe banorët e rrugës 37. Ata dy herë e shprehën revoltën përmes protestave duke bllokuar udhëkryqin që çon drejt Komunës Shuto Orizarës.
Nga ndërmarrja e Ujësjellësit fajin e hedhin tek baorët. Nga atje thonë se në lagjen e Vizbegut uji harxhohet në mënyrë të pakontrollueshme.
“Bëhet fjalë për shpenzim të pakontrollueshëm të ujit. Në orët e pasdites, prej orës 11 deri kah 5 ose 6 ora të gjithë përnjëherë i ujitin kopshtet dhe hapësirat gjelbëruese, dhe për atë shkak disa pjesë nuk kanë ujë. Atje ka rezervuar për një kohë të caktuar, por ata e harxhojnë më shpejt se nga ajo që është e paraparë.”
Sipas kësaj ndërmarrje shtëpitë që janë në rrafsh kanë ujë, kurse te shtëpitë që gjenden në pozita më të larta, nuk ka shtypje. Nga kjo ndërmarrje thonë se do të bëjnë më shumë kontrolle që të shohin se a po harxhohet uji mënyrë racionale uji.