Site icon Telegrafi

Maqedoni, për mbikëqyrje të korridoreve 8 dhe 10 u paraqitën 3 kompani me renome

Janë dorëzuar tre oferta në tenderin për përzgjedhjen e mbikëqyrjes së ndërtimit të autostradave Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë në Korridorin 8, si dhe Manastir. – Prilep në Korridorin 10 D, ndërtimin e së cilës duhet ta kryejë konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.

Ofertat të cilat u hapën sot në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore janë nga kompania “INGEROP CONSEIL ET INGENIERIE” e cila konkurron me 1.106.040.600 denarë, shoqata “IRD ENGINEERING” me ofertë prej 1.374.304.070 denarëve si dhe “HIL NTERNACIONAL”, me ofertë prej 1.533.721.722 denarëve.

Pas hapjes së ofertave, pason një procedurë për vlerësimin e tyre dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe plotësimit të ofertave brenda 40 ditëve do të bëhet përzgjedhja e cilësisë më të mirë të ofruar dhe çmimit të ofruar.

Tenderi i parë për përzgjedhjen e mbikëqyrësit për këtë projekt dështoi pasi kompania e përzgjedhur nuk dha garanci bankare.

Exit mobile version