Site icon Telegrafi

Maqedoni, për Ligjin e gjuhëve do të diskutohet së paku deri në shtator

Sipas pritjeve më optimiste, së paku deri në muajin shtator do të diskutohet në Kuvend për rreth 35.000 amendamentet e dorëzuara nga partia opozitare OBRM-PDUKM për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM me numër rekord të amendamenteve për Ligjin e gjuhëve

Sipas procedurës, për secilin amendament deputeti ka të drejtë fjale prej 3 minutash, gjegjësisht 105.000 minuta për të gjithë amendamentet. Kjo llogaritje optimiste mund të realizohet në qoftë se për një orë punë në Kuvend kalojnë 20 amendamente ose 240 amendamente në ditë.

Kjo llogaritje do të nënkuptonte 1.680 amendamente në javë, por me kusht që të mos ketë asnjë ndëprerje mes amendamenteve, të punohet 12 orë në ditë, gjegjësisht 7 ditë në javë, pandërprerë. Por edhe kjo me kusht që Kuvendi gjatë gjithë kësaj periudhe të mos ketë asnjë pikë tjetër në rend dite dhe të mos ketë fundjavë të lirë./Telegrafi/

Exit mobile version