Site icon Telegrafi

Maqedoni: Për 24 orë 761 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 761 shkelje të masës për mbajtjen e maskës.

MPB ju bën apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version