Site icon Telegrafi

Maqedoni, për 16 përqind rriten pagat e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve për 16 përqind rriten pagat e edukatoreve, kujdestareve, punëtorëve profesionistë dhe bashkëpunëtorëve.

Nga MPPS thonë se rriten edhe pagat e personelit ndihmës-teknik me Marrëveshje të nënshkruar me sindikatën. Pagesa e pagave të rritura fillon me pagesën e pagës së qershorit gjatë muajit korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kopshtet janë vende ku fillon zhvillimi i fëmijëve. Këtu fëmijët e njohin botën, këtu fëmijët i ndërtojnë themelet e zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm. Pikërisht për këtë, ne vazhdojmë të investojmë në objekte të reja, por edhe në kuadrin që përkujdesen për fëmijët tanë dhe cilësinë e arsimit parashkollor”, thuhet në njoftimin e MPPS-së./Telegrafi/

Exit mobile version