Telegrafi

Maqedoni, pas dy cikleve pa coronavirus do të konstatohet se virusi është pastruar plotësisht

Pas dy cikleve pa raste të reja do të konstatojmë se virusi është pastruar plotësisht.

Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ku shprehu besim se situata me coronavirusin në Maqedoni do të ketë një skenar pozitiv.

“Qytetarët duhet të respektojnë të gjitha këto masa. Mekanizmi është që pas dy cikleve të inkubacionit, praktikisht vlerësojmë se virusi nuk është më rreth nesh. Pra, ata që ishin të sëmur, të jenë shëruar plotësisht pas procesit të mjekimit, dhe atë të mos e kemi edhe në sipërfaqe, dhe kjo është logjika pse rekomandohet distanca sociale, pse insistojmë të respektojmë këto vendime, të mos kemi lëvizje jashtë dhe mbrojtje normale të kategorive të rrezikuara”, tha ministri.

Lidhur me blerjen e makinave të frymëmarrjes, ai tha se procedura ishte pezulluar dhe do të rifillohej nga e para./Telegrafi/