Telegrafi

Maqedoni: Parlamenti 1.5 milion euro borxhe

Mospagesa e taksave për energjinë elektrike, ujit, telefonave si dhe borxhet për ndërtimet plotësuese brenda objektit janë pjesa më e madhe e borxhit që disponon institucionin legjislativ, raporton agjencia e lajmeve INA..

Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit, Zharko Denkovski, tha se borxhet janë rritur pasi që Ministria e Financave me kohë nuk ka realizuar pagesat dhe plotësimet e buxhetit.

Buxheti i përgjithshëm i Parlamentit për vitin 2010 është 7.5 milionë euro, prej të cilave 2.2 milionë harxhohen për shërbime komunale dhe shërbime të tjera teknike. /Telegrafi/