Telegrafi

Maqedoni: Papunësia mbetet ende e lartë

Kryetar i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Dimitar Stojanovski, tha se pa rritje ekonomike nuk do të ketë ka ulje të papunësisë.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale i Maqedonisë, Xhelal Bajrami, tha se marrëveshja e firmosur mes tre partnerëve social ka për qëllim zbutjen e efekteve negative në ekonomi, mbrojtjen e drejtave të punëtorit dhe dialog mes tyre për çështjet e rëndësishme ekonomike.

“Nënshkruam marrëveshjen për konstituimin e këtij këshilli ekonomiko-social i cili do të ketë rol konsultativ dhe këshillëdhënës për Qeverinë në drejtim të krijimit të politikave sociale, ekonomike dhe sferën e punës” tha ministri Bajrami.

Marrëveshja për partneritet social është firmosur me sindikatat cilat kanë më tepër anëtarë. /Alsat-m/