Site icon Telegrafi

Maqedoni, pandemia lë pa punë 16 mijë punëtorë

Kriza ekonomike dhe financiare e shkaktuar nga pandemia ka rritur edhe papunësinë në tërë botën dhe në vendin tonë. Evidenca e Agjencisë së Punësimit tregon se nga fillimi i pandemisë në muajin mars deri në fund të muajit tetor kanë mbetur pa punë 46 mijë persona që kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se në fund të muajit tetor janë regjistruar 153.799 të papunë në raport me 107.332 të papunë që kërkojnë punë anë mënyrë aktive në muajin mars. Megjithatë nga Agjencia e Punësimit, thonë se në këtë periudhë tetë mujore pa punë kanë mbetur gati 16 mijë persona.

Pjesa më e madhe e tyre apo 7289 të papunë janë të moshës 30 deri 49 vjeç, ndërsa gati 4.000 të papunë janë të moshës mbi 50 vjeç. Sipas kompetentëve nga Agjencia e Punësimit, prej 11 marsit së 11 marsit të këtij viti apo me fillimin e pandemisë deri më 31 tetor të vitit 2020 janë evidentuar 15.858 të papunë në bazë të çlajmërimit të sigurimit të obligueshëm social.

Nga atje shtojnë se pjesa tjetër e të papunëve që janë regjistruar në këtë institucion në bazë të mënyrave të tjera siç janë kthimi nga jashtë shtetit i punëtorë ve që janë paraqitur për të shfrytëzuar kartelat pagesore, shfrytëzimit të projekteve qeveritare që janë në rrjedhë e sipër e kështu me radhë. Gjithashtu si të papunë evidentohen edhe personat që janë angazhuar me marrëveshje autoriale për punë etj.

Në totalin e të papunëve bëjnë pjesë edhe mbi 17 mijë persona të moshës deri më 29 vjeç që kanë marrë pjesë në projektin garancia rinore. Njëherësh me Ligjin e ri për Mbrojtje Sociale, duhet të evidentohen në Agjenci të gjithë anë tarë t e papunë të familjes të pranuesit të ndihmës sociale, thonë nga Agjencia e Punës.

Të dhënat më tej tregojnë se prej atyre që kanë mbetur pa punë që paraprakisht ju kanë paguar kontributet shëndetësore dhe pensionale, pjesës më të madhe apo 7000 punëtorëe ju kanë skaduar kontratat e punës, ndërsa të tjerët kanë dhënë vetë dorëheqje nga puna, janë larguar nga puna me marrëveshje apo janë larguar nga puna nga punëdhënësi.

Njëherësh 450 persona kanë mbetur pa punë si rrjedhojë e ndërprerjes së punës së kompanive. Të dhënat tregojnë se me 5713 lëshime nga puna prin fabrikat , të pasuara nga tregtia me 3076 të punësuar. Në sektorin e shërbimeve si hoteleria, gastronomia dhe të ngjashme kanë mbetur pa punë afër 1400 persona.

Pa punë kanë mbetur edhe qytetarët me arsim më të ulët dhe arsim të lartë. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe 3000 persona me arsim të lartë kanë mbetur papunë. Në ndërkohë, të dhënat e Agjencisë tregojnë se mbi 2300 punëtorë shëndetësor po kërkojnë punë.

Deri më 31 tetor në evidencën zyrtare të papunësisë janë regjistruar 249 mjek, 19 specialist të mjekësisë së përgjithshme dhe një internist. Gjithashtu, të papunë të regjistruar në Agjenci janë edhe 2.098 të papunë me arsim mjekësor të mesëm. Prej tyre 939 janë teknik të mjekësisë, 873 janë motra mjekësore, 150 mami etj.

Exit mobile version