Telegrafi

Maqedoni: Paga mesatare 325 euro

SHKUP, 26 nëntor- Paga mesatare e dhënë në muajin shtator në Maqedoni ka qenë 20.044 denarë, apo 325 euro, që paraqet rritje për 18.7 për qind në krahasim më të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe është shënuar në sektorin e komunikacionit, industrinë përpunuese dhe sektorin financiar, ka bërë të ditur Enti shtetëror për Statistika.