Site icon Telegrafi

Maqedoni, padi penale ndaj pesë personave për zjarrvënie të qëllimshme

Policia ka ngritur padi penale kundër pesë personave pasi dyshohet se kanë shkaktuar zjarre në mënyrë të qëllimshme.

Sipas raportit policor, më 4 gusht rreth orës 12, në fshatin Mogile në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ka filluar një zjarr. Më pas i njëjti është zgjeruar dhe ka djegur dy shtëpi dhe një sipërfaqe e madhe e pyjeve me pisha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga një cigare e ndezur e cila është gjetur në shtëpi. Është ngritur padi edhe kundër 36-vjeçarit nga fshati Kosovë i Makedonski Brodit, për shkak të shkaktimit të zjarrit. Ai dyshohet për zjarrin që ka shpërthyer më 27 korrik në vendet Bigor dhe Krusha.

Është ngritur padi edhe për dy shkupjanë. Ata dyshohen për zjarret në fshatrat Zagrada dhe Zkrle/Telegrafi/

Exit mobile version