Telegrafi

Maqedoni, padi penale kundër falsifikuesit të kartelave bankare

Sektori për pagesa elektronike dhe nëpërmjet të internetit në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë për punë të brendshme, deri te Prokuroria themelore publike Shkup kanë dorëzuar padi penale kundër personit J.J.I. (29) nga Bullgaria për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprave penale “bërje, marrje ose tjetërsim të mjeteve për falsifikim”, sipas nenit 276-b dhe “përpunim dhe përdorim të kartelës së rreme pagesore” sipas nenit 274-b nga Ligji penal i Republikës së Maqedonisë.

J.J.I. në periudhën nga 12.02 deri më 24.02.2016 ka blejtur pajisje për incizim të të dhënave bankare nga kartela të vërteta pagesore dhe të dhënat për pronarët e tyre. Ai katër herë ka vendosur pajisje ilegale për kopjim të të dhënave në bankomatë të bankave vendase nëpër shumë qytete të Maqedonisë. Deri më tani asnjë bankë nuk ka denoncuar për dëme./Telegrafi/