Site icon Telegrafi

Maqedoni, pacientët e operuar do të kenë trajtim plotësues mjekësor pas ndërhyrjes kirurgjikale

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë do të zbatojë sistem të ri të zhvillimit të kujdesit shtëpiak pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Vlladimir Milloshev, sekretar shtetëror, tha se të gjitha shtëpitë publike të shëndetit ku kryhet ndërhyrje kirurgjikale do të përfshihen në projekt.

Pacientët janë ata që më së shumti do të përfitojnë nga realizimi i kësaj mase ministrore.

Mjekët do të komunikojnë me pacientët njëherë në ditë, në tre ditët e para nga dita e lëshimit në shtëpi, e më pastaj një herë në javë, deri në kontrollin e parë, që më së shpeshti caktohet një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Përndryshe, në vitin 2017 në Maqedoni janë kryer 51.771 ndërhyrje kirurgjikale./Telegrafi/

Exit mobile version