Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se testi i pacientes së vetme me coronavirus në Maqedoni të Veriut, sot ka rezultuar negativ.
“Është bërë test kontrollues pacientes së vetme që ka coronavirus dhe bijës së saj, e cila është në kontakt dhe të dyja janë në izolim në Klinikën për Sëmundje Infektive. Testi i pacientes është negativ”, shprehen nga ministria, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se sipas procedurës, testi do të përsëritet pas 48 orëve.
Negativ për cororonavirus ka qenë edhe testi i vajzës së saj, me të cilën e infektuara është në kontakt./Telegrafi/