Telegrafi

Maqedoni, pa vaksina fëmijët nuk do të mund të regjistrohen nëpër shkollat fillore

Foto: Ilustrim

Prindërit që dyan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat fillore deri më 31 gusht duhet të dorëzojnë vërtetim se fëmija i ka marrë të gjithë vaksinat.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pa kartonin e përmbushur të vaksinave, fëmija nuk do të mund të regjistrohet në shkollë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Inspektorati shtetëror nga shtatori do ta kontrollojë statusin vaksinar aktual tek të gjithë nxënësit dhe jo vetëm nxënësit e klasës së parë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në Maqedoni ka rreth 8.000 fëmijë që nuk kanë marrë MRP vaksinën./Telegrafi/