Qëllimi i organizatës qytetare “Një mundet” për vitin 2018 është intensifikim i kontaktit me institucionet në drejtim të ndryshimit të ligjeve dhe krijimit të politikave për avancim të të drejtave të familjeve me një prind.
Qëllime primare janë definimi i termit prind kryefamiljar dhe cilat dobi duhet t’i ketë prindi i tillë dhe fëmijët nga struktura e tillë familjare, si dhe krijimi i regjistrit të familjeve me një prind diçka që në shtetin tonë ende nuk ekziston.
Kjo organizatë sot e mbajti mbledhjen e dytë, ndërsa në mars të këtij viti do ta shënojë dyvjetorin prej se është regjistruar zyrtarisht.
Përveç kontaktit dhe trysnisë ndaj institucioneve, janë paraparë aktivitete për rritje të sensibilitetit të opinionit për të drejtat e familjeve me një prind, përmes publikimit të storjeve për përvojat e prindërve të tillë dhe fëmijëve nga familjet e tilla përmes ueb faqes së organizatës./Telegrafi/