Lidhja Evropianë për Ndryshim tërheq mbështetjen për ndryshimet kushtetuese. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistë për Alsat tha se kjo qeveri nuk është e përkushtuar për integrimin evropian të vendit gjë që u konfirmua edhe me raportin negativ të Komisionit Evropian.
Lidhja Evropiane për Ndryshim ku bëjnë pjesë Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike gjithashtu kërkon që vendi sa më shpejtë të shkojë në zgjedhje.
“Si në rastin e 20 për qindëshit që qeveria nuk e donte votën e opozitës shqiptare që të pranojë kërkesën për t’u futur në procedurë ridefinimin nga 20% në gjuha shqipe ne më tani po shohim që kjo qeveri nuk ka gatishmëri për të vazhduar procesin e integrimeve prandaj tani më vlerësojnë se kjo qeveri duhet të shkojë dhe nuk ka përkrahje të ndryshimeve kushtetuese me këtë qeveri”, theksoi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa./Alsat/