Opozita kërkon që përbërja e KSHZ-së të ndryshohet pas secilit cikli zgjedhor parlamentar dhe të harmonizohet me rezultatet zgjedhore. Propozim/ndryshimet ligjore janë në procedurë parlamentare dhe me këtë ato synojnë të sigurojnë anëtarët e tyre në organet zgjedhore, përfshirë edhe KSHZ-në.
Në periudhën që nga konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit, por jo më vonë se 90 ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Kuvendi e harmonizon përbërjen e KSHZ-së me rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, parashikohet në propozim/ndryshimet ligjore. Nga kandidatët e propozuar në listë, partitë politike në opozitë propozojnë kryetar dhe dy anëtarë të KSHZ-së kurse partitë në pushtet propozojnë nënkryetar dhe tre anëtarë.
Qeveria ka dhënë pëlqim për ndryshimet e propozuara nga opozita dhe i propozon Kuvendit t’i miratojë ato. Mandati i anëtarëve aktual të KSHZ-së skadon në mesin e muajit janar dhe që nga zgjedhja e kryeparlamentarit kanë kaluar më shumë se 90 ditë. Asnjëra nga partitë politike deri tani nuk ka folur se çfarë do të ndodhë me këtë përbërje të KSHZ-së.