Telegrafi

Maqedoni, opinione të ndryshme rreth uljes së gjobave në trafik

Shoferet kanë mendime të ndryshme për uljen e disa prej gjobave në komunikacion. Sidoqoftë, shumica e konsiderojnë standardin e brendshëm si të ulët andaj edhe gjobat sipas tyre duhet të jenë më të ulëta.

Por jo të gjitha gjobat janë ulur. Do të paguajë më pak për shkelje të lehta, por jo edhe për shkelje që kërcënojnë jetën. Ato mbeten me shumat e vjetra të larta.

Gjobat e vjetra të larta mbeten për: mosdhënien e përparësisë, vozitjen nën ndikimin e alkoolit, vozitje dhe shpejtë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë në trafikun Rrugor, kujton se trafiku më i sigurt kërkon një kombinim ndëshkimi dhe parandalimi. E rëndësishme për ta është që të mbeten gjobat më të larta për shkelje të rënda.

Lexo po ashtu Maqedoni, do të ulen gjobat në trafik ndërsa gjoba maksimale do të jetë 250 euro

Një pjesë e publikut në uljen e dënimeve sheh masa populiste parazgjedhore, por MPB thotë se nuk është kështu. Ata theksojnë se ulja e gjobave në trafik është një detyrim, që rrjedh nga Ligji i miratuar tashmë për kundërvajtje dhe se institucionet, përfshirë Ministrinë e Brendshme, kanë pasur gjashtë muaj për të harmonizuar gjobat.

Për shembull, nëse një shofer kryen një vepër kërcënuese për jetën e njeriut dy herë në pesë vjet, do ti merret leja e qarkullimit, dhe ai do të duhet sërish ti nënshtrohet provimit për leje. Nëse një shofer shkakton zhurmë në automjetin e tij dhe e prish rendin dhe qetësinë publike, e cila më së shpeshti ndodh me motorë, atëherë vijon marrja e automjetit, dhe jo vetëm ndëshkimi. Sipas dispozitave të reja ligjore, shënimi i pikave negative shkon në histori, por do të shkohet drejtpërdrejt me ndëshkim. Sidoqoftë, mbetet mundësia për të paguar gjysmë gjobe brenda tetë ditëve./Alsat/