Prej nesër deri të mërkurën maturantët të cilët janë të pakënaqur nga notat e testimit ekstern, do të kenë mundësi të paraqesin ankesa deri tek komisionet e shkollave, prej ku ankesat do të dërgohen në Qendrën për Provime Shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qendra për Provime Shtetërore thonë se ata nxënës që kanë munguar në testim dhe nuk kanë paraqitur as arsyen e mungesës, në dëftesë do t’u shënohet nota e pamjaftueshme. Dhe përsëritën se testimi është detyrim ligjor për gjithë nxënësit edhe pse këtë vit notat e testimit ekstern nuk do të ndikojnë në suksesin mesatar. Ndërsa sa nxënës nuk kanë kaluar testimin do të njoftojnë ditëve në vazhdim.
Në testimin ekstern janë përfshirë rreth 19 mijë maturantë, të cilët tri ditë para provimit janë njoftuar se në cilën lëndë do të testohen, ndërsa pyetjet e gjitha lëndëve i kanë pasur një muaj para testimit./Telegrafi/