Site icon Telegrafi

Maqedoni, numri i divorceve pakësohet, shtohen martesat!

Numri i martesave në Maqedoni rritet, kurse më pak divorce janë regjistruar vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika numri i martesave në vitn 2015 është rritur 14.186 ose për 2.7 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i divorceve në vitin 2015 është 2.200 dhe shënon ulje prej 0.5 përqind.

Më shumë martesa, 1844 ose 13 përqind, janë bërë në muajin gusht, kurse më pak, 702 ose 4.9 përqind, në mars. Më së shpeshti janë martuar për herë të parë, edhe atë 92.6 përqind gratë, kurse burrat 91.2 përqind. Për së dyti herë janë martuar 8.1 përqind, dhe për së treti herë 0.7 përqind, ku më të shpeshtë janë burrat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më shumë martesa, 1844 ose 13% janë bërë në gusht, ndërkaq më pak 702 ose 4.9%, në mars. Më së shpeshti janë martuar për herë të parë, gjegjësisht gratë 92.6%, ndërkaq burrat 91.2%.

Mosha mesatare e nuseve në Maqedoni në martesën e parë është 26.2 vjet, kurse për dhëndrrit 29 vjet. Më pak shkurorëzime, janë bërë gjatë muajit gusht, 74 ose 3.4 përqind, gjatë vitit, kurse më së shumti, 205 ose 10.5 përqind gjatë muajit dhjetor.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e shkurorëzimeve, 498, kanë ndodhur në periudhën prej 5 – 9 vjet pas martesës. /Telegrafi/

Exit mobile version