Paga minimale për muajt prill, maj dhe qershor nuk do të jetë 14.934 denarë siç është parashikuar, por paga minimale aktuale prej 14.500 denarë do të mbetet në fuqi pasi të hyjë në fuqi dekreti i jashtëzakonshëm i qeverisë.
Ligji për pagën minimale ndryshohet me dekretin për shumën e pagës minimale neto për muajt prill, maj dhe qershor, në mënyrë që për këta tre muaj shuma e pagës minimale neto të jetë 14.500 denarë.
Më 12 mars Lidhja e Sindikatave njoftoi se në bazë të nenit 4 paragrafi (2) të Ligjit për pagën minimale, shuma e pagës minimale që nga prilli i vitit 2020 do të ishte 21,776 denarë, pra paga minimale në shumën neto do të ishte 14.934.00 denarë, që është një rritje prej 435 denarë në shumën e pagës minimale e cila aktualisht është 14.500.00 denarë./Telegrafi/