Qeveria e Maqedonisë ka marë vendim që gjatë importit paralel të ilaçeve, importuesi duhet të ketë çertifikatë origjinale për cilësinë e çdo serie të ilaçeve, informoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Barnatoret e mëdha të cilat në të ardhmen do të importojnë ilaçe gjatë të ashtuquajturit import paralel detyrimisht duhet të sigurojnë çertifikatë origjinale për cilësinë e ilaçeve që sjellin. Sipas këtij vendimi të Qeverisë, çertifikata për cilësinë duhet të jepet nga prodhuesi i ilaçit ose nga laborator i autorizuar nga organi përkatës në shtetin prodhues të ilaçit ose nga shteti eksportues i ilaçit.
Siç informon zëdhënësi Boshnjakovski, në këtë mënyrë duhet të rritet kontrolli i cilësisë dhe sigurisë së çdo serie të ilaçeve gjatë importit paralel dhe me këtë të mbrohen pacientët nga ilaçe jocilësore që mund të importohen në vend./Telegrafi/