Site icon Telegrafi

Maqedoni, nuk ka dëme të paraqitura nga tërmetet në Shqipëri

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza për momentin nuk ka të paraqitura dëme nga tërmetet në Shqipëri. Prej atje thonë se do ta informojnë opinionin gjatë ditës së sotme, nëse marrin informacione për dëme.

Observatori Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup sot njoftoi se janë regjistruar disa tërmete, epiqendra e të cilëve ka qenë në Durrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ministrja Xhaçka konfirmon: Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se qytetarët për momentin duan vetëm të informohen për tërmetet dhe epiqendrën e tyre.

Ndryshe, në një dalje për mediat ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka ka konfirmuar se shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja./Telegrafi/

Exit mobile version