Njëmbëdhjetë dëshmitar të mbrojtjes në rastin “Tanku” sot dhanë dëshmi për pesë orë në Gjykatën Penale.
Ata treguan se blerja e Mercedes të ri ishte i nevojshëm, pasi automjeti i vjetër disa herë ishte prishur dhe nuk ishte i sigurt për transportin e personaliteteve “VIP”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Dëshmitari Danço Petrov, i cili ishte anëtar i sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, tha se “Mercedesi” i vjetër shpesh ishte prishur, i’u bllokonin frenat dhe rrotat.
Në pyetjen e Prokurores na PSP, Stevço Donev se “Mercedesi” i ri ishte blerë për delegacionet e huaja, Petrov tha se ka qenë për delegacionet e huaja dhe se këtë e ka kuptuar nga konferenca e shtypit kur është blerë “Mercedesi”. Tha se shumë pak e ka përdorur Gruevski, eventualisht kur kishte probleme “Mercedesi” i vjetër, ose për rrugëtim në vendet fqinjë.
Seanca e re do të mbahet të hënën me 23 prill ku pritet të dëshmojnë edhe dëshmitar tjerë. /Telegrafi/