Një banor në vend gjatë vitit të kaluar ka grumbulluar 456 kilogramë mbeturina komunale, që është 10.7 përqind më shumë sesa në vitin 2018, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetërorë për Statistika.
Të dhënat tregojnë se sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të mbledhura në Maqedoni në vitin 2019 është 632.484 ton dhe krahasuar me 2018 është më shumë për 1.1 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sasia më e madhe e mbeturinave komunale u mblodh në rajonin e Shkupit – 164.971 ton ose 26.1 përqind e sasisë totale të mbledhur. Shumica (83%) grumbullohen nga familjet, ndërsa 17% janë mbeturina komerciale.
Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe janë mbeturina të përziera komunale – 542.664 ton ose 85.8 përqind, ndërsa sasia më e vogël janë goma – 778 ton ose 0.1 përqind.
Statistikat tregojnë se sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të gjeneruara vitin e kaluar në vend ishte 915.943 ton. Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.7%) përfundojnë në deponitë./Telegrafi/