Telegrafi

Maqedoni, një e treta e të infektuarve me COVID-19 pa simptoma

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, një e treta e të infektuarit me COVID-19 janë të moshës 30-39 vjet.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend, përqindja më e madhe janë mbi 60 vjet, ndërsa përqindja më e vogël është te fëmijët dhe adoleshentët deri në 19 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Interesant është fakti që një e treta e personave që kanë virus, nuk kanë simptoma, përkatësisht janë raste asimptomatike.

Këtë e vërtetoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filip;e në konferencën e djeshme ku njoftoi se numri i bartësve asimptomatik të virusit është i madhe dhe për këtë shkak bëri apel që të mbahet maska mbrojtëse.

“I madh është numri i bartësve asimptomatik, përqindja e saktë do të ishte spekulim dhe këtë e pamë gjatë ditëve të kaluara kur i testua dhe analizuam kontaktet e personave tashmë të diagnostifikuar. Pjesa më e madhe e qytetarëve, praktikisht pacientë të tanishëm, nuk kanë asnjë simptomë. Mendoj se është i mirë vendimi që të mbahen maska për të gjithë”, tha mes tjerash Filipçe.

Përqindja më e madhe e rasteve, apo 65.3% ka temperaturë, 52.6% kanë kollitje, 39.7% kanë pasur lodhje, 18.1% ethe, 15.4% kok-dhimbje, 14.7 frymëmarrje të rënduar dhe 14.3% dhimbje në fyt.

Të dhënat e ISHP-së tregojnë nga personat e diagnostifkuar, 75.2% kanë pasur kontakt me person me coronavirus.

Një e treta e të infektuarve kanë ndonjë sëmundje kronike. Raste vdekje janë regjistruar te personat mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa prej tyre 96 janë burra dhe 44 janë gra.

Momentalisht në Maqedoni ka 606 raste aktive ndërsa gjithsej 1.569 persona tashmë janë shëruar./Telegrafi/