Vetëm një e katërta e qytetarëve të Maqedonisë besojnë në gjyqësor tregojnë të dhënat e “Eurobarometer”, ndërsa drejtësia është akoma e vështirë të arrihet në sallën e gjyqit.
Në vend çdo qytetar i dytë ka një problem juridik.
Qasja në drejtësi është e vështirë për shkak të kostove të procesit gjyqësor, por njerëzit nuk janë të edukuar sa duhet për të hyrë në të, paralajmërojnë OJQ-të. Ata tregojnë se cilat janë më të dëmtuarit.
Studentët dhe avokatët e rinj para gjykatave shënuan Ditën Evropiane të qasjes në drejtësi, ndërsa disa metra larg panë flamuj me mesazhe për padrejtësi./Telegrafi/