Telegrafi

Maqedoni, niveli i ujit të lumenjve, nën mesataren për muajin nëntor

Niveli i ujit në lumenjtë e Maqedonisë është më i ulët nga mesatarja për muajin nëntor, ndërsa te liqenet ka rritje drastike te Liqeni i Dojranit.

Matjet hidrologjike tregojnë se niveli i Liqenit të Dojranit është 170 centimetra, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me mesataren e muajit nëntor, e cila është -81 centimetra.

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është tetë centimetra më i ulët nga mesatarja e nëntorit.

Sa i përket nivelit të ujit te lumenjtë, niveli i lumit Vardar te Jegunovca është 86 centimetra, ndërsa në Veles niveli i ujit është 40 centimetra në krahasim me mesataren e nëntorin që është 81 centimetra. Ulje të nivelit të ujit ka edhe lumi Treska në Makedonski Brod, ku janë matur -2 centimetra në krahasim me mesataren prej 21 centimetra dhe lumi Pçinja, ku janë matur 66 centimetra në krahasim me 127 centimtra sa është mesatrja e nëntorit./Telegrafi/