Nën mesataren për qershorin janë nivelet e ujit të lumenjve, si dhe të Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Ohrit, informoi sot Drejtoria për punës hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas matjeve të DPHM-së, mbi mesataren janë nivelet e lumenjve Vardar në Shkup, veles, Jegunoc dhe Demir Kapi, jashtëzakonisht më i ulët është niveli i Treskës tek Makedonski Brodi, Pçinja tek Banja e Katllanovës, Kriva Rekës tek Kriva Pallanka, Bregallnicës tek Berova, Cërna Rekës tek Novaci.
Temperatura e ujit në Liqenin e Ohrit e matur në orën 7:30 në stacionin matës afër Ohrit është 25 gradë Celsius, Liqenit të prespës tek Nakoleci 24,1 gradë, ndërsa i liqenit të Dojranit tek Dojrani i Ri 28,6 gradë, informon DPHM-ja./Telegrafi/