Site icon Telegrafi

Maqedoni, niveli i lumenjve nën mesatare

Pothuajse tetë herë më ulët se mesatarja për janarin është niveli i lumit Sateska afër Botunit, ndërsa për pesë herë është zvogëluar niveli i ujit të Vardarit afër Jegunovcit, tregojnë matjet e sotme meteorologjike.

Sipas DPHM, nivel më të ulët se mesatarja shënojnë edhe Vardari afër Shkupit, Velesit dhe Demit Kapisë, lumi Treska afër Makedonski Brodit, Krivalla Reka afër Kriva Pallankës dhe Crna Reka afër Novacit.

Rritje e ndjeshme e nivelit është matur në Drinin e Zi afër Lozhanit dhe e Pçinjes afër Banjës së Katllanovës.

Nivelet e liqeneve të Ohrit, Dojranit dhe Prespës janë në kuadër të mesatares së janarit.

Exit mobile version