Autoritetet shëndetësore fillojnë me takimet rajonale, së bashku me përfaqësuesit qeveritar për të diskutuar hapjen e kufijve dhe aeroporteve.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se sot do të ketë takim me homologun e tij grek, ndërsa shtoi se është me rëndësi të madhe hapja e kufijve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot do të mbaj një mbledhje me ministrin grek të Shëndetësisë. Në mbledhje do të shkëmbejmë praktikat për menaxhimin e deritanishëm me krizën. Përgatitjen e sistemit shëndetësorë për periudhën e ardhshme, si dhe më e rëndësishmja për këtë periudhë, hapja e kufijve dhe aeroporteve, duke marrë parasysh se me hapjen e kufijve vendi jonë hap edhe korridorin transit Veri-Jug, që është i mbingarkuar gjatë verës”.
“Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme doli me masa për udhëtim në vendet e BE-së, ku rekomandohet koordinim për lehtësimin e masave, në bazë të këtyre vendimeve edhe ne nisim këto mbledhje për koordinim në rajonin e Ballkanit”, pohoi Filipçe.
Ai shtoi se nga këto takime rajonale do të vendoset edhe masë alternative, sa i përket karantinës shtetërore.
“Rreth udhëtimeve, pikërisht për atë se ekzistojnë qëndrime të ndryshme , politika të ndryshme nacionale, duam të koordinohemi. Disa vende kërkojnë testime para udhëtimeve, të tjerët lajmëruan se nuk do të kërkojnë testime. Ne për këtë qëllim posaçërisht duke marrë parasysh se mund të jemi të ngarkuar me udhëtarë transit por edhe me qytetarë tanë që duan të udhëtojnë përfshi këtu edhe të huaj do të shqyrtojmë edhe për alternativë për karantinat deri sa vendoset për një gjë të tillë, por me rëndësi është koha kur do të ndodh kjo, dhe kjo do të mësohet pikërisht nga këto takime… duhet të kemi qëndrim të unifikuar në nivel të rajonit. Më shumë informata do të kemi gjatë javës tjetër”, tha Filipçe.
Ai shtoi se i ka ndjekur reagimet e qytetarëve në lidhje me vendimin që të lejohet vizita e funksionarëve të vendeve fqinje.
Filipçe deklaroi se çdo udhëtim apo vizitë, do të bëhet sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive./Telegrafi/