Site icon Telegrafi

Maqedoni, ngritet padi penale kundër ish-drejtorit për sigurim të informacioneve të klasifikuara

Është ngritur padi penale kundër ish-drejtorit të Drejtorisë për sigurimin e informacioneve të klasifikuara A.N, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Ai me aktivitetet e bëra ka dëmtuar buxhetin e shtetit me vlerë prej 1.701.210 denarë.

Padia penale kundër 35-vjeçarit A.N është ngritur nga njësia për krim të organizuar.

A.N. si njeri i parë i Drejtorisë për sigurimin e informacioneve të klasifikuara gjatë periudhës prej 20.01.2015 deri më 03.08.2017 për nevoja të tij personale ka dëmtuar buxhetin e shteti të Maqedonisë duke përdorur mjetet nga buxheti në shumë prej 1.040.616 denarë, ndërsa me mosrespektimin e ligjeve të caktuara të Ligjit për blerje publike dhe pa zbatimin e procedurave për blerje publike, në dëm të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për personin e tretë ka mundësuar që të marrë përfitim pronësor në shumën totale prej 660.594 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version