Prokuroria Themelore Publike njofton se pas procedurës parahetimore ka ngritur aktakuzë kundër shtatë shtetasve të Maqedonisë, për pjesëmarrje në luftërat e huaja.
Pesë nga të akuzuarit janë pjesë e procedurave hetuese në kuadër të aksioneve të mëhershme të njohura si “Qelia 1” (gusht 2015) dhe “Qelia 2″ (korrik 2016), por kanë qenë të pakapshëm për organet e rendit dhe për ta është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të akuzuarit si luftëtarë të huaj terrorist në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak. Me qëllim të bëhen pjesëmarrës në formacionet paraushtarake e kanë braktisur territorin e Republikës së Maqedonisë dhe kanë shkuar në Siri ku janë trajnuar dhe kanë marrë pjesë si luftëtarë të ISIS”.
“Përveç që kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake jashtë Republikës së Maqedonisë, të akuzuarit kanë siguruar, kanë mbledhur mjete financiare dhe materiale për personat të cilët marrin pjesë në këto formacione, duke i shfrytëzuar rrjetet sociale dhe llojet e tjera të komunikimit kanë bërë thirrje, rekrutuar dhe persona tjerë të marrin pjesë në formacionet paraushtarake jashtë Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I akuzuari të cilit ngarkohet për dy vepra penale – pjesëmarrje në luftë të huaj, formacione paraushtarake dhe parapolicore dhe organizatë terroriste ka qenë pjesëtar i organizatës terroriste “Shteti Islamik”