Telegrafi

Maqedoni: Nga viti 2011 nuk doganohen veturat e importuara nga BE

“Planifikojmë që të vazhdojmë të zvogëlojmë harxhimet, me atë që të aplikojmë shkallë zero të doganimit të veturave nga BE, gjegjësisht nuk do të ketë doganë për këto vetura të reja dhe të vjetra të importuara nga BE”, theksoi Stavrevski.

Me masat e reja të zvogëlimit të doganës dhe akcizave për importin e veturave, në Maqedoni deri tani kanë hyrë mbi 51.000 vetura, prej të cilave 45.000 të vjetra.

Ministria e Financave theksoi se nga fluksi i madh i importit të veturave nga vendet e jashtme, buxheti i shtetit ka përfituar 11 milion euro.

Me masat e reja për zvogëlimin e harxhimeve për importin e veturave të vjetra, nga 30 shtatori është ndërprerë importi i veturave me standardin Euro 1, ndërsa pas kësaj periudhe vlen vetëm importi i veturave me standardin Euro 2. /INA/