Nxemja qendrore nga muaji gusht do të jetë me çmim më të lirë, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Nga atje thonë se shfrytëzuesit e “BEG”, e cila ka mbi 47 mijë shfrytëzues në Shkup, çmimin do ta zvogëlojë për 3.88 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ulje të ndjeshme të çmimit të nxemjes qendrore do të marrin edhe shfrytëzuesit e ELEM-Energjetikës, ku çmimi për ngrohjen do të zvogëlohet për 0,11 për qind.
Gjithashtu do të zvogëlohet edhe çmimi për shërbimet e shfrytëzuesve të kyçur në sistemin Shkup-Veri, për 1.69 për qind./Telegrafi/