Ministri i Shëndetësisë në konferencë për shtyp tha se “Qendra për Shëndet Publik dhe Instituti për Shëndet Publik kanë përfunduar planin për skirningun e popullatës për detektimin e grupeve eventuale të infektuar me Covid-19”.
Nga java e ardhshme do të bëhen 400-500 testime sipas indikacioneve për grupet kritike ndërsa në këto testime do të përfshihen punonjësit në çerdhe, shëndetësi dhe të punësuarit në shtëpitë e të moshuarve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kur fëmijët do të kthehen nga çerdhja, duhet të jemi të sigurt se nuk do të jenë bartës asimptonatik të virusit te të punësuarit në çerdhe. Gjithashtu kjo vlen për punonjësit shëndetësor dhe të punësuarit në shtëpitë e të moshuarve. Këta janë grupi prioritar”, tha Filipçe.
Marrja e strishos do të bëhet përmes mjekëve amë por edhe përmes stomatologëve amë ndërsa më pas skriningu do të vazhdojë te taksistët, administratorët, shoferët e autobusëve publik si dhe te pacientët me terapi biologjike./Telegrafi/