Telegrafi

Maqedoni: Nga e mërkura ora policore prej orës 16:00, gjatë fundjavës ajo do të zgjasë 24 orë

Nga dita e mërkurë në Maqedoni ora policore do të fillojë nga ora 16:00 deri në orën 05:00, ndërsa gjatë fundjavave ora policore do të zgjasë 24 orë.

Këtë vendim sot e ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për këtë njoftoi edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këto masa Qeveria i propozon për të parandaluar përhapjen e coronavirusit në vend.

Kujtojmë që gjatë orës policore do të mund të lëvizin vetëm ata të cilët paraprakisht kanë siguruar leje të posaçme nga institucionet./Telegrafi/