Nga dita e hënë Komisioni rregullator për energjetikë do t’i vërtetojë çmimet e derivateve të naftës sipas metodologjisë së re.
Në konferencë për shtyp sot theksuan se me të çmimet do të jenë më të ulëta nga ato që janë caktuar me metodologjinë e vjetër, ndërsa përfitime do të kenë edhe qytetarët dhe tregtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga KRrE njoftojnë se caktojnë çmime maksimale, mbi të cilat nuk do të mund të shkojë asnjë kompani, ndërsa tregtarët nëse duan do të mund të konkurrojnë mes vete me çmimet më të ulëta. Në vend të 14 ditëve, çmimet do të përcaktohet në shtatë ditë, me qëllim të ulet rreziku i tregartëve dhe të bëjnë planifikime më të sakta.
Me Ligjin e ri për energjetikë, krahas rregullimit, një nga qëllimet kryesore është edhe sigurimi në furnizimin dhe konkurrencën e tregut të punës./Telegrafi/