Site icon Telegrafi

Maqedoni, nga 1 janari shtrenjtohet uji

Në pjesën më të madhe të komunave në Maqedoni do të rriten edhe shpenzimet për ujin.

Qytetarët do të kenë harxhime më të mëdha mujore prej 20 deri në 30 denar. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thotë se rritja e çmimit është minimale për qytetarët, por do të jetë në interes të ndërmarrjeve publike.

Çmimet e reja hynë në fuqi nga 1 janari vitin e ardhshëm që kur vendimi do të shkojë te këshillat komunal të komunave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Risi kryesore në këto reforma është se krahas çmimeve të ujit të pijshëm që ne e përcaktojmë do të ketë përcaktim edhe te kanalizimi me çmim të posaçëm, njëjtë siç do të përcaktohet tarifa për stacionet pastruese të ujit”, tha Marko Bislimovski, kryetari i KRrE-së./Telegrafi/

Exit mobile version