Me Ligjin e ri për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatim personal në fitim, nga 1 janari do të zbatohet procedurë e re për llogaritjen dhe pagesën e obligimeve për tatimin personal në fitim.
Gjithçka do të kryhet përmes llogaritjes elektronike deri te Drejtoria për të ardhura publike, përmes sistemit të ri e-tatimi personal. DAP bën të ditur se llogaritje elektronike duhet të bëjnë të gjithë personat juridik që paguajnë tatime në të gjitha bazat e personave juridik banues dhe jobanues në Maqedoni, përveç për pagesa të punëtorëve të punësuar.
Gjithashtu, duhet të bëjnë llogaritje elektronike edhe personat fizik banues në Maqedoni që realizojnë të ardhura nga persona tjerë fizik nga jashtë, përveç fitimeve që i realizojnë nga veprimtaria personale, si edhe personat tjerë fizik të huaj që realizojnë të ardhura nga persona tjerë në Maqedoni./Telegrafi/